Analiza: 2011, një vit i errët për Shqipërinë e Kosovën

25 Dhjetor 2010, 15:49Politika TEMA

Agjencia e njohur e lajmeve nga Brukseli, EuObserver, bën një analizë se si pritet të jetë viti 2011 për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Shqipërinë e Kosovën duket se do jetë vit i vështirë.

SHQIPERIA

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, qytetarët e saj do të kenë të drejtën që të udhëtojnë në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian pa vizë. Shumë shqiptarë do e përdorin këtë mundësi në vitin 2011 dhe shumica do të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Frika se disa vendet të BE mund të përballen me një valë të re emigrantësh nga Shqipëria, është e pabazuar. Rreth 1.5 milionë shqiptarë (pa përfshirë ata nga Kosova) janë larguar tashmë nga vendi për gjatë 20 viteve të shkuara, të patrazuar nga ekzistenca e regjimit të vizave. Ata që do përpiqen të qëndrojnë ilegalisht në BE, do të depërtohen në shtëpi.

Megjithatë, kërkesa e vendit për anëtarësim në BE është një rast i dëshpëruar. Shqipëria humbi shansin për të marrë statusin e kandidatit dhe i bë i vetmi vend që mori një opinion negativ nga Komisioni Europian sa i përket aplikimit. Do të ketë një shans për të rregulluar gjërat këtë vjeshtë, por situata politika në vitin 2011 nuk duket më premtuese se ajo në vitin 2010.

KOSOVA

Shteti më i ri në Europës nuk po avancon drejt BE dhe po përballet me vështirësi në shtëpi. Kosova është bërë pikërisht ashtu siç nuk dëshironte BE që të bëhej: një vrimë e zezë në Ballkanin Perëndimor.

Qytetarët e saj mezi udhëtojnë në ndonjë vend pa pasur nevojën e vizave. Manipulimet dhe parregullsitë në zgjedhjet e saj të para parlamentare, krimi i organizuar dhe korrupsioni i kudogjendur, po e bëjnë gjithmonë e më të vështirë ndihmën nga jashtë. Në të njejtën kohë, BE dhe 2 mijë zyrtarët e saj në Kosovë do të jenë nën presion në rritje për të treguar rezultate konkrete në vitin 2011.

Kosova do të nisë dialogun e sponsorizuar nga BE me Serbinë, por kjo nuk do të ndryshojë asnjë gjë. Një marrëveshje e mundshme për tregti me BE-në nuk pritet të ketë ndonjë efekt praktik. Asnjë nga pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk pritet të ndryshojë qëndrim në vitin 2011. Kosova gjithashtu nuk pritet të bëhet anëtar i FIFA-s dhe as i UEFA-s.

Vetëm në rast se do ketë ndonjë surprizë pozitive, e ardhmja e Kosovës në vitin 2011 mund të jetë më e ndritur.

10 komente në “Analiza: 2011, një vit i errët për Shqipërinë e Kosovën”

  1. L.Malo says:

    SALI KLLOUNI.

    Euobserveri gabon
    Shqiperia s’ka veshtiresi
    Eshte qor qe nuk shikon
    Sa lumteri kemi tani

    Me kapiten Saline
    Deshtimet behen fitore
    E permbytur Shqiperia
    Ai lot vallen gazmore.

    L.Malo

    1. Ermal Komini says:

      Mos ta ka quar Zan Caushi nga burgu kte bejte?

  2. Ermal Komini says:

    Nuk kemi asnje te drejte ti ankohemi askujt me. Superfuqia e Democracise Boterore ;Shtetet e Bashkuara te Amerikes e shpetuan kombin shqipetare nga zhdukja e gjenocidid serb.Cdo shqipetare i ka borxh jeten Nenes Shqiperi dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Persa i perket pengesave perpara per Kosoven ato jane ne dore totalisht te kosovareve. Kosovaret duhet te kthejne kokat cdo dite nga arat e tyre te mbushura me varret e shqipetareve te vrare nga serbet. Nuk u lejohet kurre kosovareve te bejne asnje manipilum ne zgjedhje, se shkaterrojne te ardhmen e Kosoves. Korrupsioni ne kosove eshte i pafalshem. Kosovaret duhet te prononcohen se : kush merret me korrupsion ne kosove, nuk eshte thjesht korrupsion si ne cdo vend tjeter te botes. Eshte nje krim kunder Kosoves. Kosova do te prosperoje kur gjith kosovaret do te betohen te sillen si komb i qytetruar. vetem atehere Kosova do te jete shtet modern dhe do te pranohet nga bota duan apo s’duan armiqte tane te mijevjecarit.

    1. faslliu says:

      O z Ermal e keqja qendron se ata te shkrete politikane Kosovare kopjojne trungun ame,qe ka vetem trungje ne krye te politikes,por trungje te mbushur me flori ama

  3. musli says:

    o evrapa kte e don per kosov se mu kan i ndihmon sikurse po i ndihmon serbis edhe pse serbija ka bae gjenocid thuja se ne tere ballkanin dhe prap po i ndihmon evropa me hec para e neve shqiptarve na ka lan ne bir te minit dhe ate jo me faj te popullit se populli esht shum me vend po ska kurgja ne dor por hala po besojm ne amerik se amerika na ka prue deri ktu shum falemderit amerik e per udheheqsa ton po shihet puna vaj halli per neve

  4. Petrit Kola says:

    Pse c’pritej na keta te shitur?

  5. Ediruci says:

    PIONIERET E XHAXHIT ENVER VAZHDOJNE TE RECITOJNE SI DIKUR,POR TASHME NE OBORRIN E EDVIN LAKURIQIT.(shiko L Malon,Petrit Kolen etj)

  6. pashtriku says:

    Kosova do të bëhet shtet përnime vetëm kur kosovaret do të mendojn për te e jo për vetvehten. Kosova do të bëhet e rrespektuar kur kosovaret e zgjedhin vet qeverin dhe lidershipin pa ndërhyrje nga jasht.Kosova do të njifet nga tër bota kur ajo do ta njof vetvettën.Kosova do të bëhet shtet i pelqyeshëm e i rrespektuar kur qlirohet nga pseudo kosovaret,e nga kok tulat që qeverisin nga jasht që politikën e shtetit e bëjn nër kafene e hotela luxoz.

  7. Gjakova says:

    kosova dote behet dhe stabilizohet kur te bashkohet me nenen,

  8. PASHK P. says:

    VETEM KUR TE PASTRONET KLASA POLITIKE E MAS 1990 QI SHESIN VEDIN PER DEMOKRATE E NE FAKT JANE BIJT E KOMUNISTVE TE FUNIT NE SHQIPNI E KOSOV (KU SHUMICA JANE ENE BIJE TE UDB_s DHE Sigurimit TE Shtetit). KY PASTRIM DUHET BA SA MA SHPEJT PREJ VET POPULLIT SIN SHQIPNI DHE NKOSOV, PA DALLIM .ZOTI NA RUJT NA POPULLIN E THJESHT SE PARIA AKTUALE DUHET ME U PERGJIGJ SHUM SHPEJT DHE KUSH DOT VIN MAS TYNE KA ME XANUN MEN PREJ FRIKS E SKA ME BA MA DHUNE-VJEDHJE-MASHTRIME-KRIME…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje