Për ata që i duan futbollistët e rinj, faqja franceze sportvox.fr ka publikuar njëmbëdhjetëshin ideal të futbollistëve nën moshën 23 vjeç, duke përfshirë këtu futbollistët e nivelit ndërkombëtar, si Mesi, ose Higuain.
Portier
Serxhio Romero (23 vjeç, Argjentinë, AZ Alkmaar).
Pikat e forta: I qetë, i sigurt në topat e lartë
Pikat e dobëta: I mungon reagimi i shpejtë në disa raste
Mbrojtës
Gareth Bejl (21 vjeç, Uells, Totenhem)
Pikat e forta: Shpejtësi dhe shkathtësi të jashtëzakonshme
Pikat e dobëta: Kombësia uellsiane, e cila ia pamundëson pjesëmarrjen në Evropian e Botëror.
Stefan M’Bia (23 vjeç, Kamerun, Olimpik Marsejë)
Pikët e forta: ‘Tank’ në përballjen një kundër një
Pikat e dobëta: Sjellje jo dhe aq të nivelit të lartë
David Luiz (23 vjeç, Brazil, Benfika)
Pikat e forta: Kualitet teknik superior për moshën e tij
Pikat e dobëta: Tendencë për të luajtur shumë ‘butë’. I mungon paksa inteligjenca difensive
Fabio Kontrao (22 vjeç, Portugali, Benfika)
Pikat e forta: I shkëlqyer në duelet defensive dhe ofensive
Pikat e dobëta: Nuk ka harkime dhe aq të forta
Mesfushorë
Serxhio Buskets (22 vjeç, Spanjë, Barcelona)
Pikat e forta: Inteligjencë e lartë futbolli
Pikat e dobëta: Nuk është sa duhet vital
Sami Khedira (23 vjeç, Gjermani, Real Madrid)
Pikat e forta: Lojtar i kompletuar, i gatshëm të qëndrojë në të gjitha pozicionet e mesfushës
Pikat e dobëta: Duhet të bëhet më agresiv
Havier Pastore (21 vjeç, Argjentinë, Palermo)
Pikat e forta: Është i pandalshëm dhe i shfrytëzon hapësirat
Pikat e dobëta: Shumë pasime drejt mesfushës (prapa)
Sulmues
Radamel Falkao (23 vjeç, Kolumbi, Colombia FC)
Pikat e forta: Pozicionim i shkëlqyeshëm në ajër, e gjen lehtë portën
Pikat e forta: Humb shumë raste të pastra
Havier Hernandez (22 vjeç, Meksikë, Mançester Junaited)
Pikat e forta: I shpejtë në lëvizje dhe në fazën e ekzekutimit
Pikat e dobëta: Duhet ta rrëmbejë sigurinë për t’i përballuar 90 minuta në Premier Ligë
Tomas Myler (21 vjeç, Gjermani, Bajern Mynih)
Pikat e forta: Preçizitet si në pasimin e fundit, ashtu edhe në goditje
Pikat e forta: Duhet luajë më shumë në vazhdimësi. Express.com