Del Neri: Bufon nuk largohet

24 Dhjetor 2010, 14:23Sport TEMA

Trajneri i Juventusit, Luixhi Del Neri, shprehet se portieri i bardhezinjve, Bufon, nuk do të largohet nga ekipi. Prej ditësh flitet për një largim të mundshëm të Bufonit, pas deklaratave të Del Nerit se ai duhet ta fitojë vendin në formacion. “Kur flet për një kampion, duhet të bësh kujdes, pasi keqkuptohesh, siç dhe ndodhi në këtë rast. Unë deklarova se Bufon duhet ta fitojë vendin, sepse ai vjen nga një dëmtim i gjatë dhe ka nevojë të stërvitet. Vetëm kaq. Për sa i përket të ardhmes së tij, ju siguroj që Bufon do të qëndrojë tek Juventusi”, ka thënë Del Neri.

Lini një Përgjigje