Zof: Juve, mendohu mirë nëse do largosh Bufonin

23 Dhjetor 2010, 10:07Sport TEMA

Ish-portieri legjendar i Juventusit dhe kombëtares së Italisë, Dino Zof, ka paralajmëruar drejtuesit e Juventusit që mos ta shesin Xhanluixhi Bufon. Sipas tij, Bufon është ende numri një në botë për portierët. “Nëse është mirë, Bufon nuk ka kundërshtarë. Juventusi duhet të mendohet dy herë para se të ndërmarrë ndonjë hap për shitjen e tij. Ai ka demonstruar se është numri një absolut dhe nëse rikthehet në formën e tij, nuk e ka problem të fitojë vendin në formacionin titullar”, ka thënë Zof. E ardhmja e Bufonit tek Juventusi është në dyshim dhe mendohet që portieri i bardhezinjve të largohet tek Mançester Junaited.

Lini një Përgjigje