Ronaldinjon e braktis dhe Berluskoni

21 Dhjetor 2010, 10:35Sport TEMA

Largimi i Ronaldinjos nga Milani tashmë është diçka e sigurtë. Sipas mediave italiane, edhe presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, i cili ka qenë mbështetësi më i madh i brazilianit, ka rënë dakord për largimin e tij nga kuqezinjtë. Në një darkë politike, mësohet se Berluskoni ka folur për Kasanon, duke thënë se barezi u mor edhe për shkakun “se do të largohet Ronaldinjo”.  Duke parë këtë situatë, presidenti i Gremios, ekip në të cilin ronaldinjo është rritur si futbollist, kërkon që ta rikthejë atë në Brazil. Për ronaldinjon interesohet fort edhe ekipi tjetëbrazilian, Palmeiras, por edhe ekipi amerikan, Los Anxhelos Galaksi.

Lini një Përgjigje