Murinjo: Vitit 2010 do t’i jepja notën 11

18 Dhjetor 2010, 14:04Sport TEMA

Si gjithmonë, modestia nuk bën pjesë në karakterin e trajnerit portugez të Realit, Hoze Murinjo. I pyetur se çfarë note do t’i vinte karrierës së tij gjatë vitit 2010, nga 1 në 10, Murinjo është shprehur se do t’i vinte notën 11. “Viti 2010 ka qenë më i miri i karrierës sime. Arrita që të fitoja çdo kompeticion të mundshëm. Me Realin ndërkohë nuk kam humbur mundësinë për të fituar të gjitha titujt. Me pak fjalë, për mua 2010 ka qenë një vit perfekt”, është shprehur Murinjo. I vetmi trofe që Murinjo nuk fitoi këtë vit ishte Topi i Artë për trajnerë, trofe që u fitua nga trajneri spanjoll, Del Boske. Por për këtë, faji nuk është i portugezit, pasi nuk ishte në dorën e tij.

Lini një Përgjigje