Shorti i Ligës së Kampioneve që është hedhur në Nion të Zvicrës ka qenë me fat për ekipet italiane, të cilat kanë shmangur ekipet më të forta të mundshme. Romës i ka rënë ekipi më i lehtë, Shaktari, ndërsa Milani do ndeshet me anglezët e Totenhamit. Interi ndërkohë do të ndeshet me bavarezët e Bajernit, një përsëritje kjo e finales së vjetshmë të Ligës së Kampioneve. Sfida më interesante duket se do të jetë ajo mes Arsenalit dhe Barcelonës, ndërsa Reali do të kërkojë të hakmerret ndaj Lionit për eliminimin që i shkaktoi sezonin e kaluar.
Çiftet e dala nga shorti:
Inter-Bajern Mynih
Marsejë-Mançester Junaited
Roma-Shaktar
Valencia-Shalke 04
Milan-Totenhem
Arsenal-Barcelona
Lion-Real Madrid
Kopenhagen-Çelsi