Morati: Kam pasur dyshime për Benitezin

16 Dhjetor 2010, 10:36Sport TEMA

Presidenti i Interit, Masimo Morati, pohon se ka pasur dyshime për teknikun spanjoll, Rafa Benitez, pas rezultateve të dobëta në kampionat. “Nuk mund ta mohoj se kam pasur disa dyshime për Benitezin, por kam preferuar të jem i duruar dhe të pres”, ka thënë Morati. Kreu i zikaltërve thotë se ka qenë skeptik para gjysëmfinales së Botërorit të Klubeve për Benitezin, për të cilin megjithatë lë ende disa dyshime. “Të fitojmë Botërorin e Klubeve do të jetë shumë e rëndësishme për klubin, por edhe për vet Benitezin njëkohësisht”, ka përfunduar Morati.

Lini një Përgjigje