Italianët e Interit kanë mundur që të kalojnë në finalen e Botërorit të Klubeve. Zikaltërit kanë mundur që të fitojnë 3-0 më koreanojugorët e Seongnam. Golat për kampionët në fuqi të Italisë dhe Ligës së Kampioneve janë shënuar nga ana e Stankoviç, Havier Zaneti dhe Diego Milito. Në finale italianët do të ndeshen me afrikanët e Mazembes, të cilët arritën një sukses historik, pasi për herë të parë një ekip afrikan do të diskutojë finalen e Botërorit të Klubeve.