Presidenti i FIFA-s, Josep Blater, ka kërkuar nga gay-t që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë Botërorit që do të zhvillohet në Katar, për shkak se në këtë vend mysliman kjo gjë është e ndaluar. “Besoj se homoseksualët duhet të heqin dorë nga seksi në Botërorin e Katarit”, ka thënë Blater gjatë një interviste për BBC-në. Blater është shprehur se gay-t mund të marrin pjesë në kampionatin që do zhvillohet në Katar, por duhet të bëjnë kujdes. Megjithatë, ai ka pohuar se nuk do të lejohet të ndodhë asnjë lloj diskriminimi kulturor, fetar apo politik. Përveç seksit, gjatë Botërorit të Afrikës pritet që të mungojnë edhe pijet alkoolike, pasi në vendin mysliman ndalohen.