Milan-Junaited, duel për Kontraon

13 Dhjetor 2010, 12:02Sport TEMA

Milani dhe Mançester Junaited duket se janë dy ekipet më të interesuara për të marrë shërbimet e mbrojtësit të majtë të Benfikës, Fabio Kontrao. Junaited kërkon që me portugezin të zëvendësojë Patris Evranë, cikli i të cilit, sipas mediave britanike, ka përfunduar në Mançester. Kontrata e Kontraos me Benfikën skadon në vitin 2016 dhe për të marrë shërbimet e mbrojtësit të majtë, duhen të paktën 35-40 milionë euro. Për portugezin kanë shprehur interesim edhe Reali i Madridit, Çelsi, Mançester Siti dhe Çelsi, por këto të fundit duket se kanë hequr dorë.

Lini një Përgjigje