Bufon, e ardhmja tek Juve në dyshim

13 Dhjetor 2010, 10:02Sport TEMA

E ardhmja e Bufonit tek Juventusi është në dyshim të madh. Kjo është lënë të nënkuptohet edhe nga menaxheri i tij, Silviano Martina, i cili ka replikuar ashpër me trajnerin e bardhezinjve, Xhixhi Del Neri, që u shpreh të shtunën që Bufon duhet ta meritojë në fushë vendin në formacion. “Bufon nuk i meriton këto fjalë, është një mungesë respekti ndaj një lojtari që ka bërë shumë për Juventusin, madje duke pranuar të luajë edhe në Serinë B. Më çudit fakti që këto deklarata i bën një njeri ekspert si Del Neri. Bufon nuk ka se çfarë të tregoj sa vlen, nuk është 40 vjeç. Del Neri duhet gjobitur për fjalët që ka thënë”, është shprehur menaxheri i Bufonit. Për portierin bardhezi interesohen fort dy ekipet e Mançesterit, Junaited dhe Siti, si dhe gjermanët e Bajernit të Mynihut.

Lini një Përgjigje