Mançester Siti ka triumfuar në ndeshjen jashtë fushe kundër Uest Hem, duke u ngjitur në krye të Premier Ligës, me pikë të barabarta me Arsenalin. Por Siti duhet të presë ndeshjen e së dielës mes Totenhemit dhe Çelsit dhe atë të së hënës mes Mançester Junaited dhe Arsenalit në “Old Traford”. Për Sitin shënuan Jaja Ture dhe Adam Xhonson, ndërsa portiere i Uest Hemit shënoi një autogol në portën e vet.