Murinjo kërkon Kasanon tek Reali

11 Dhjetor 2010, 10:06Sport TEMA

Hoze Murinjo mund të marrë barezin e Sampdorias, Antonio Kasano tek Reali i Madridit. Kështu shkruan siti gjerman, 4-4-2.com. Trajneri portugez kërkon që të zëvendësojë sulmuesin argjentinas, Higuain, që pritet të mungojë dy muaj, pikërisht me sulmuesin italian. Kalimi i Kasanos në Madrid do të ishte i papritur, duke parë dështimin e tij disa sezone më parë tek Reali, kur u aktivizua vetëm 6 muaj. Por ai mund të merret me parametra zero nga madrilenët, për shkak se Sampdoria nuk e pagoi kurrë shifrën prej 5 milionë eurosh që i detyrohej Realit për Kasanon. Tashmë pritet të shihet sa i vërtetë mund të jetë ky lajm.

Lini një Përgjigje