Shaqiri: Dua të luaj për Bajernin

10 Dhjetor 2010, 11:56Sport TEMA

Talenti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili aktivizohet me zvicerianët e Baselit, ka përsëritur kërkesën e tij se dëshiron që të luajë për Bajernin e Mynihut. “Spanja ka një kampionat cilësor dhe mua do më pëlqente të jetoja në këtë vend. Megjithatë, unë ende preferoj Bundesligën gjermane. Bajerni i Mynihut mbetet ekipi im i preferuar, megjithatë nuk e di nëse ata interesohen për mua”, është shprehur Shaqiri. Për lojtarin kosovar, që luan për kombëtaren e Zvicrës, interesohen klubet më të rëndësishme të Europës, si Inter, Juventus, Liverpul, Arsenal, Bajerni i Mynihut etj.

Lini një Përgjigje