Braziliani Diego mund të largohet nga Volfsburgu. Pas një viti zhgënjyes të kaluar tek Juventusi, Diego duket se nuk e ka marrë ende veten dhe po bën të njëjtën gjë edhe tek Volfsburgu. Mediat gjermane pohojnë se drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me rendimentin e lojtarit dhe për këtë duan ta largojnë. Për më tepër, pak ditë më parë Diego është zënë edhe me sulmuesin boshnjak, Edin Dzeko, çka ka acaruar marrëdhëniet në ekip. Sipas mediave gjermane, Diego pritet të rikthehet sërish tek Verder Bremen, aty ku dhe arriti kulmin e vet.