Alvesh: Nuk do luaja kurrë për Real Madrid

9 Dhjetor 2010, 20:39Sport TEMA

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alvesh, thekson se nuk do të luante kurrë për Real Madrid.

“Nuk do luaja kurrë për Real Madrid. Nëse do largohem një ditë nga Barcelona, nuk do shkoja në Madrid”, u shpreh Alves në një intervistë televizive për ‘Cuatro’.

Në lidhje me trajnerin e rivalëve historikë të Barcelonës, Hose Murinjo, Alvesh theksoi: “Do më pëlqentë të punoja me Murinjon dhe kam pasur mundësinë ta bëja këtë gjë, nëse do të shkoja tek Çelsi.

Por mendoj se flitet shumë për të.  Murinjo nuk ka shpikur futbollin. Duket sikur ai i fiton ndeshjet nga pankina dhe kjo është e pamundur”, shtoi Alvesh mbi trajnerin portugez.

1 komente në “Alvesh: Nuk do luaja kurrë për Real Madrid”

  1. england says:

    e kush eshte keq per te marre ty ne ekip o ezmer i tepruar do thoshye zhizh merimonga…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje