Kasano zëvendëson Ronaldinjon?

10 Dhjetor 2010, 10:39Sport TEMA

Nëse Ronaldinjo largohet nga Milani, hipotezë shumë e mundshme kjo, do të zëvendësohet nga Antonio Kasano. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat italiane. Ronaldinjo është duke kaluar momentin më të vështirë që kur ka ardhur tek milani dhe trajneri Alegri e ka bërë të qartë që braziliani nuk bën pjesë në planet e tij. Për këtë arsye, largimi i Ronaldinjos shihet si shumë e mundshme. Për të interesohen ekipet braziliane të Palmeiras dhe Korinthias, por edhe anglezët e Liverpulit. Kasano ndërkohë do të ishte i lumtur të shkonte tek Milani, pas prishjes së marrëdhënieve me Sampdorian, e cila e ka përjashtuar nga ekipi.

Lini një Përgjigje