Sulmuesi francez, David Trezege, nuk do të largohet nga spanjollët e Herkules. Të paktën deri në gusht. Kjo është pohuar nga agjenti i tij, Antonio Kaliendo. Për Trezegenë ditët e fundit ishte përfolur një rikthim në kampionatin italian. Për të interesohet Interi, rivali më i ashpër i ish-ekipit të francezit, Juventusit. Kjo mund të ndikojë që ai të mos shkojë tek zikaltërit, pasi tek Juventusi ka kaluar 10 vjet si futbollist dhe për tifozët bardhezinj do të ishte një tradhëti e rëndë.