Për arbitrin danez, Bo Larsen, Kristiano Ronaldo është lojtari më i vështirë për t’u gjykuar, pasi bën shumë skena në fushë, duke stimuluar. “Ronaldo futet gjithmonë në fushë me idenë që të fitojë disa goditje dënimi, sidomos kur Reali luan në fushën e vet”, ka thënë Larsen. Portugezi Ronaldo cilësohet shpesh si një stimulator, gjë që në shumë raste acaron kundërshtarët dhe tifozët. Jo më kot ai konsiderohet si një nga lojtarët më antipatikë.