Ecclestone bën reklamë me syrin e nxirë nga grabitja

10 Dhjetor 2010, 13:15Sport TEMA

Bossi i Formula 1, Bernie Ecclestone, ra viktimë e një grabitje në fund të nëntorit. Gjatë grabitjes ai u godit nga hajdutët. Fotoja e tij me sy të enjtur bëri xhiron e botës. Tani Ecclestone ka menduar që të bëjë para me këtë fakt. Gjatë grabitjes atij i morën dhe orën e luksit “Hublot”. Firma zviceriane ka publikuar një reklamë ku shfaqet Ecclestone me fytyrën e nxirë dhe sllogani: “Shihni çfarë mund të bëjnë njerëzit për një orë të tillë”. Ideja ka qenë e vetë miliarderit Ecclestone, që mendohet se ka një pasuri prej 2 miliard stërlinash.

Lini një Përgjigje