Toti: Titulli është ende i mundshëm

10 Dhjetor 2010, 12:27Sport TEMA

Kapiteni i Romës, Françesko Toti, shprehet se titulli kampion është ende i mundshëm për t’u fituar nga ana e kryeqytetasve. Por, për të arritur këtë, Toti shprehet se tashmë Roma nuk duhet të humbasë më terren ndaj kryesuesve të kampionatit. “Të dielën duhet të marrim tre pikë me Barin, sepse kampionati është ende i hapur”, ka thënë Toti. Kapiteni i verdhekuqve është shprehur edhe për Ligën e Kampioneve, duke deklaruar se në 1/8-at do preferonte ukrainasit e Shaktarit, pasi është ekipi më i dobët me të cilin mund të përballet Roma.

Lini një Përgjigje