Promotor i boksierit shqiptar, menaxheri i Evander Holifild

10 Dhjetor 2010, 12:29Sport TEMA

Nasi Hani, boksieri profesionist i peshave të rënda (deri 91 kg), përfundimisht do te vazhdojë fazën e ardhshme përgatitore në një nga kampet e mirënjohura të boksit profesionist në Kaliforni-SHBA.
Për Nasi Hanin, kohë më parë kishte shprehë dëshirë dhe gatishmëri që ta ketë në kampin e tij, një nga personalitetet më të njohura të boksit profesionist, promotori dhe menaxheri 88 vjeçari,  Lou Duva, i cili ka treguar  gatishmërinë e tij për të qenë përfaqësues, promotor dhe menaxher i Nasi Hanit!

Lou Duva e ka shfrytëzuar qëndrimin e Nasi Hanit kohë më parë në kampin e mirënjohur të “Cus D’Amato’s”,-në  kampin e Mike Tysonit, prej nga kanë dalë kampionët botëror Floyd Patterson, Jose Torres, Wilfred Benitez, Edwin Rosario, Mike Tyson dhe Vinny Pazienza.

Sipas rekomandimeve të skautëve (personave zyrtar të ekipit të bashkëpunëtorëve) të Lou Duva, ky i fundit, ishte treguar i gatshëm për të takua boksierin shqiptar, për të zhvilluar bisedime  rreth mundësisë së bashkëpunimit ndërmjet tyre, duke shpalosur ofertat, kërkesat dhe mundësitë.

Paraqitja, interesimi  dhe takimi i Lou Duva me Nasi Hanin, ka qenë dëshmi  për vlerat aftësitë, shkathtësitë dhe cilësitë që posedon  boksieri shqiptar i peshave të rënda.

Lou Duva, për opinionin botëror të  boksit profesionist është i mirënjohur si promotor dhe menaxher i shumë kampionëve botëror të peshave absolute, duke bashkëpunuar me Evander Holifildin (1962), i cili ka fituar medaljen e bronzit në Lojërat Olimpike në Los Angelos më 1984, ndërsa më pas është shpallur kampion bote në peshat absolute.

Pos Holifildit, nga kampi i Lou Duva kanë dalë edhe kampion të tjerë si p.sh. Mark Breland, Pernel Witaker, Mike Mekkallum etj.

Nasi Hani, synon majëm e piramidës së boksit profesionist në kategorinë-peshat e rënda e ky është edhe një vlerësim tejet respektabil që i bëhet atij,  në sfidat dhe rrugëtimin e tij drejt cakut- drejt titullit të kampionit botëror në boksin profesionist.

Sipas programit përgatitor të përgatitjeve taktike teknike, fizike dhe ato speciale, Nasi Hani udhëton drejt Kalifornisë-SHBA, më 12 dhjetor.

Rreth nisjes së tij drejt një kampi të mirënjohur të boksit profesionist, por për te me shumë të panjohura, por i entuziazmuar nga oferta e Lou Duva, që e kishte lënë të hapur për Nasi Hanin, ky i fundit shkurt deklaroi: “Është rast që nuk duhet të nëpërkëmbet. Lou Duva është menaxher i mirënjohur, që rreth tij grumbullon trajner të mirë, ekipe menaxhuese, kushte përgatitore dhe përkujdesje për karierë, gjë që për mua është më e rëndësishmja. Ndihem vërtetë i nderuar për vetë faktin se 88-vjeçari Lou Duva, që është emër shumë i madh i boksit profesionist, ku besoj do të jem jo vetëm shqiptari i parë në këtë kamp, por me sa jam në dijeni, do të jem evropiani i parë në kampin e Lou Duva-së”-theksoi Nasi Hani.

“INA”

Lini një Përgjigje