Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, ka sulmuar ish-shokun e tij te ekipi i Inerit, Marko Materaci dhe ish-presidentin Masimo Morati. “Materaco flet pak si shumë për mua, ashtu si dhe Morati. Siç duket unë jam akoma shumë i rëndësishëm për ata të dy. Unë ndërkohë nuk flas asnjëherë për ta. Duket që nuk kanë asnjë rëndësi për mua”, është shprehur suedezi për mediat italiane. Lidhur me Milanin, Ibrahimoviç është shprehur se nuk i druhen askujt, duke qenë i bindur se do të fitojë kampionatin.