Duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, në Formula 1 do të lejohen urdhërat e skuderive. Vendimi është marrë nga ana e Këshillit të FIA-s, që ka fshirë pikën 39.1 të rregullores sportive në Formula 1, e cila ndalonte dhënien e urdhërave nga ana e skuderive për pilotët. Pika 39.1 e rregullores kishte shkaktuar debate gjatë garës së Hokeneimit, kur Felipe Masa lejoi parakalimin nga Fernando Alonso, pas një “këshille” të drejtuesve të Ferrarit. Ishin pikërisht këtë të fundit që kërkuan rrëzimin e kësaj pike të rregullores.