Barcelona ka marrë një vendim historik: për herë të parë në 111 vjet nga krijimi, në bluzat e katalanasve do të ketë sponsor. Kjo gjë do të ndodhë duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Barcelona ka nënshkruar një kontratë sponsorizimi me “Qatar Foundation” në shifra rekord. Barcelona do të marrë 30 milionë euro në vit për të mbajtur logon e kompanisë në fanellë deri në vitin 2016, kur është e vlefshme kontrata. Kjo kontratë kalon shifrat që fiton Bajerni i Mynihut, Mançester Junaited dhe Reali i Madridit, të cilat janë ekipet që përfitojnë më shumë nga sponsorizimet. Ky hap merret nga ana e drejtuesve të Barcelonës për shkak të borxheve të shumta që ka klubi.