UEFA planifikon që të provojë sistemin me pesë arbitra në ndeshjet finale të EURO 2012. Komiteti ekzekutiv i UEFA-s do të kërkojë lejen e FIFA-s për një vendim të tillë. Deri tani, sistemi me pesë arbitra është lejuar të zbatohet në Ligën e Kampioneve dhe në kampionatet kombëtare. Ideja ka qenë e shefit të UEFA-s, Mishel Platini, për të vendosur një ndihmës arbitër në afërsi të çdo porte, për të përcaktuar qartë rastet e penalltive.