Në një intervistë të thënë për të përditshme torineze, presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, është shprehur se ekipi i tij lufton gjithmonë për titullin. “Juventusi e ka në ADN që lufton gjithmonë për titullin. Këtë vit megjithatë duhet të marrim në konsideratë se vijmë nga një sezon shumë shkatërues dhe demoralizues. Për më tepër që kemi ndërruar gjithë stafin dhe kemi afruar shumë lojtarë të rinj”, është shprehur Anjeli. Presidenti i bardhezinjve është shprehur se Juventusi do të blejë lojtarë të tjerë në merkaton e janarit, nëse i jepen mundësi të mirë. Ndërkohë, lidhur me të ardhmen e Del Pieros, kontrata e të cilit përfundon këtë sezon, Anjeli është shprehur se po projekton një të ardhme si drejtues për kapitenin e bardhezinjve.