Mediat acarohen me presidentin e FIFA-s

11 Dhjetor 2010, 10:26Sport TEMA

Jozef Blater e ka me të gjithë. Pasi mediat publikuan fakte për korrupsionin brenda FIFA-s, Blater u vu sërish nën akuzë. Kësaj radhe pse Botërori do të luhet në Rusi e në Katar, përkatësisht në vitin 2018 e 2022. Pasi është vënë në qendër të kritikave, Blater është përgjigjur me anë të një interviste, ku ka bërë fajtore median për gjithçka. Ai ka thënë se nuk ka ndërmend të largohet vetëm pse mediat e kërkojnë një gjë të tillë. Gazeta më e madhe në Europë, Bild, i është përgjigjur Blater duke i thënë se e meriton ta çojnë në shkretëtirë.

Lini një Përgjigje