Bajerni i Mynihut ka arritur akordin me portierin e Shalke 04, Manuel Nojer, për të marrë këtë të fundit në Mynih. Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane. Nojer pritet të aktivizohet sezonin e ardhshëm me bavarezët, pasi i përfundon kontrata me Shalken. Portieri i kombëtares gjermane nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën me ekipin aktual, duke rënë kështu dakort që të kalojë në Mynih. Ndërkohë, Bajerni nuk ka ndërmend që t’i rinovojë kontratën portierit aktual, 36-vjeçarit But, i cili në fund të sezonit do të largohet.