Juventusi duket se interesohet fort për kosovarin e Uest Hem, Valon Behrami, i cili mund të luajë si mbrojtës i djathtë, ashtu edhe mesfushor. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Për Behramin në Itali interesohen edhe R
oma dhe Fiorentina, por kundërshtari i vërtetë i Juventusit në luftën për të marrë Behramin mund të jetë Interi. Kjo, pasi në rast të një largimi të mundshëm të Santon, i cili e ka shprehur hapur se dëshiron të luajë më shumë, zikaltërit do të kërkonin ta zëvendësonin atë. Dhe emri më i lakuar është pikërisht ai i kosovarit Behrami, i cili mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës.