Benitez: Nëse fitoj Botërorin, qëndroj shumë kohë

11 Dhjetor 2010, 12:16Sport TEMA

Pavarësisht zërave të shumta për shkarkimin e tij, trajneri i Interit, Rafa Benitez duket i qetë. Ai deklaroi se nëse fiton Botërorin e Klubeve, do të qëndrojë për një kohë të gjatë tek Interi. “Gjithmonë kam qenë i qetë. Flitet për shumë persona si zëvendësues të mundshëm, por unë jam ende trajneri i Interit, kam dëshirë ëtë fitoj dhe jam i sigurt se nëse e bëj këtë gjë, do të qëndroj një kohë të gjatë tek Interi. Kam folur me Moratin si para ndeshjes së Bremenit, ashtu dhe pas saj. Morati kupti çdo gjë. Ai e di si është situata dhe mua kjo gjë më mjafton”, është shprehur trajneri spanjoll i Interit. Për Benitezin prej kohësh qarkullojnë zërat se do të shkarkohet nga Interi, pas rezultateve zhgënjyese në kampionat. Emrat që lakohen për të zëvendësuar Benitezin janë ata të Kapelos, Leonardos dhe Spaletit.

Lini një Përgjigje