Spaleti: Nuk kam kontaktuar me Interin

11 Dhjetor 2010, 10:26Sport TEMA

Luçiano Spaleti kohët e fundit është lakuar si trajneri i ardhshëm i Interit. Por ish-trajneri i romës, që aktualisht drejton rusët e Zenitit, shprehet se nuk ka pasur asnjë kontakt me zikaltërit. “Në Rusi ndihem mirë, nuk lëviz këtej. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Interin dhe me asnjë klub tjetër evropian. Me Zenitin kam një projekt dhe tashmë po punoj për sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Spaleti, duke i mbyllur kështu derën Interit. Spaleti, së bashku me Kapelon dhe Leonardon, janë përfolur si zëvendësuesit e mundshëm të spanjollit Rafa Benitez tek Interi.

Lini një Përgjigje