Trajneri i Milanit, Masimo Alegri, kërkon përqëndrimin maksimal të ekipit të tij në ndeshjen kundër Milanit. Sipas Alegrit, kuqezinjtë nuk duhet të vetkënaqen për vendin e parë që ndodhen aktualisht, pasi kampionati është ende i gjatë. Lidhur me luftën për titullin kampion, Alegri u shpreh se janë shumë, duke nisur nga Lacio dhe Juventusi, për mos të harruar Interin dhe Romën. Por, për Alegrin në këtë garë duhet konsideruar edhe Napoli, pasi sipas tij, është duke zhvilluar një kampionat të shkëlqyer. Alegri nuk ka harruar që t’i bëjë elozhe sulmuesit dhe lojtarit kryesor të ekipit, Zllatan Ibrahimoviç, ndërsa për brazilianin Ronaldinjo ka thënë se do të ketë mundësitë e veta gjatë kampionatit.