Bajerni i Mynihut ka triumfuar në Bundesligë në ndeshjen kundër St.Pauli me rezultatin 3-0. Golat për Bajernin u shënuan nga turku Hamit Altintop, Filip Lahm dhe Frenk Riberi. Hamburgu ndërkohë ka humbur thellë në fushën e vet 2-4 me Bajernin e Leverkuesenit, ndërsa Volfsburgu vazhdon që të zhgënjejë, duke mos marrë më shumë se një barazim pa gola në fushën e Kaizerslauternit.