Superliga, fitojnë Vllaznia dhe Kastrioti, barazon Tirana

11 Dhjetor 2010, 16:40Sport TEMA

Vllaznia dhe Kastrioti kanë shënuar fitore në javën e 14 të Superligës, ndërsa Tirana ka marrë vetëm një barazim me Bylysin. Shkodranët kanë fituar 1-0 në fushën e Laçit me një gol të shënuar nga ana e mbrojtësit Gocaj në minutën e 17, ndërsa Kastrioti ka fituar 3-1 në fushën e vet përballë Elbasanit. Bardheblutë e Tiranës ndërkohë nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë në Ballsh. Madje, ata për pak kanë humbur, por mbrojtësi i kombëtares, Andi Lila, ka shmangur humbjen duke shënuar vetëm në minutën e 94. Të dielën luhen sfidat Dinamo-Teuta dhe Skënderbeu-Shkumbini, ndërsa të hënë kryesuesit e Flamurtarit presin Besën e Kavajës.

Lini një Përgjigje