Rapidit nuk i mjafton dopieta e Salihit

11 Dhjetor 2010, 19:24Sport TEMA

Hamdi Salihi vazhdon që të shkëlqejë me Rapidin e Vienës. Shkodrani ka shënuar një dopietë në ndeshjen e djeshme kundër Vaker Insbruk, por kjo nuk ka mjaftuar që Rapidi të marrë tre pikë, pasi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 3-3. Salihi ka shënuar në minutën e 17, kur i ka dhënë avantazhin e përkohshëm Rapidit 1-0 dhe në minutën e 65, kur dhe është vulosur përfundimisht takimi 3-3. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Rapidi nuk ka mundur të shënojë golin e fitores. Shkodrani është duke kaluar një formë brilante tek Rapidi dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen me Vakerin, ku shënoi një dopietë.

Lini një Përgjigje