Eto: Mund të shkruajmë historinë

13 Dhjetor 2010, 11:09Sport TEMA

Sulmuesi kamerunas i Interit, Samuel Eto, shprehet optimist për Botërorin e Klubeve, duke thënë se Interi i ka të gjitha mundësitë për fitimin e këtij trofeu. “Kemi qënë duke menduar për këtë kompeticion që prej finales së Ligës së Kampioneve në Madrid. Presioni është, por është një presion pozitiv, pasi është vërtet fantastike të luash për fitimin e një kompeticioni kaq prestigjioz si Botërori i Klubeve. Ky është një rast për të shkruar historinë dhe do të bëjmë çdo gjë për t’ia arritur”, ka deklaruar Eto për Fifa.com.

Lini një Përgjigje