Blekbërni kërkon që të kthejë në drejtimin e një ekipi legjendën argjentinase, diego Armando Maradona. Pas shkarkimit të trajnerit, ekipi i Premier Ligës i ka hedhur sytë pikërisht nga ish-tekniku i kombëtares së Argjentinës. Vet Maradona është shprehur pak kohë më parë se dëshiron që të drejtojë një ekip në Premier Ligë. Vetëm se ai ishte shprehur se kërkon që të drejtojë një ekip prestigjioz, kriter që Blekbërni nuk e përmbush dhe për këtë arsye nuk dihet nëse Maradona do të pranojë ofertën. Maradona kohët e fundit është lidhur edhe me një emërim të mundshëm si trajner i Iranit, duke parë miqësinë e tij me presidentin e vendit, Ahmedinexhad.