Pas dëmtimit të Higuanit, që do të qëndrojë 2 muaj larg fushave, Reali është vënë në kërkim të një sulmuesi. Deri më tani është folur për shumë emra, si Dzeko, Hugo Almida etj, por mediat bëjnë me dije se në radarin e madrilenëve është sulmuesin 26-vjear i Borusias së Dortmundit, Lukas Barrios. Por për të marrë sulmuesin paraguaian, Reali duhet të mposhtë konkurrencën e Mançester Sitit, që interesohet për lojtarin e Dortmundit. Kartoni i sulmuesit vlerësohet të kushtojë 20 milionë euro.