Van Bomel largohet nga Bajerni

13 Dhjetor 2010, 12:40Sport TEMA

Mesfushori holandez i Bajernit të Mynihut, Mark Van Bomel pritet që të largohet në merkaton e janarit. Kontrata e tij skadon në përfundim të këtij sezoni dhe holandezi nuk ka gjetur ende një akord me drejtuesit e Bajernit për rinovimin e kontratës. Për këtë arsye, në mënyrë që Van Bomel mos të largohet me parametra zero, bavarezët kërkojnë ta shesin në janar. Sipas mediave anglezë, për mesfushorin 33-vjeçar interesohen Totenhem dhe Mançester Siti. Që të marrin shërbimet e holandezit, ato duhet të paguajnë një shifër prej 5 milionë eurosh.

Lini një Përgjigje