Milan-Inter, duel për Kasanon

14 Dhjetor 2010, 12:30Sport TEMA

Pas Interit, për sulmuesin barez, që tashmë i ka pridhur marrëdhëniet me Sampdorian, tashmë duket se është duke u interesuar edhe Milani. Mediat italiane bëjnë me dije se orët e fundit interesi i kuqezinjve është rritur ndjeshëm për Kasanon. Kjo, duke qenë se braziliani Ronaldinjo pritet që të largohet nga Milani. Dhe zëvendësuesi më i mirë për të shihet pikërisht Antonio Kasano. Aq më tepër që Milani momentalisht është edhe pa dy sulmuesit e tjerë, Filipo Inzagi, që e ka përfunduar këtë sezon për shkak të një dëmtimi dhe brazilianin Pato. Megjithatë, sipas mediave italiane, Interi është në avantazh për afrimin e barezit në ekip, pasi ka kohë që po punon për këtë gjë.

Lini një Përgjigje