Mesi: Nuk lëviz nga Barcelona

14 Dhjetor 2010, 19:10Sport TEMA

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, është shprehur se ndihet i lumtur tek Barcelona dhe nuk ka ndërmend që të largohet. Komentet e Mesit janë bërë gjatë një vizite në Milano, ku ishte për një fushatë publicitare. Mesi është pyetur edhe për dëshirën e presidentit të Interit, Masimo Morati, që kërkon ta sjellë talentin argjentinas në Milano. “Unë e adhuroj qytetin e Milanos. Më vjen mirë për fjalët e mirë të presidentit Morati dhe për vlerësimet e tij ndaj meje. Por unë jam një lojtar i Barcelonës dhe nuk kam ndërmend që të lëviz”, është shprehur argjentinasi.

Lini një Përgjigje