Lojtari i njohur gjerman ka folur në një program televiziv në lidhje me të fshehtat e karrierës së tij. Ai ka zbuluar se Kahn nuk i ka folur për tre vite. Ai thjesht e ka përshëndetur herën e parë kur është ulur pranë tij në dhomën e zhveshjes e më nuk kanë folur për tre vite. Për më tepër, Shvajni thotë se ai ishte i vetmi që nuk kishte një peshqir për duart në dhomën e zhveshjes. Një ditë kishte parë se peshqirin e tij e përdorte Kahn për të fshirë këpucët.