Në gjykatën e Bokumit në Gjermani po vijon një nga gjyqet më të mëdhenj në Europër për manipulim të ndeshjeve për efekt bastesh. Për herë të parë është një rast konkret në Bundesligë, në sezonin 2008/2009. Bëhet fjalë për ndeshjen e Bokumit kundër Kotbus. Sestak i Bokumit merr një penallti falë një stimulimi të pastër. Ish- trajneri i Kotbus kujton: Ka qenë penalltia më e ndyrë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Hetuesit thonë se mafia e ka blerë këtë penallti për të nxjerrë rezultatin e duhur.