Redknap, trajner i Anglisë në vitin 2014

15 Dhjetor 2010, 10:28Sport TEMA

Në Angli tashmë e bëjnë të sigurtë: Heri Redknap do të jetë trajneri i ri i kombëtares. Por kjo gjë nuk pritet të ndodhë së shpejti.

Tekniku ka një kontratë me Totenhemin deri në vitin 2013 dhe është shprehur se do të marrë në konsideratë që të bëhet trajneri i Anglisë vetëm pas përfundimit të kontratës me ekipin londinez. Redknap shihet si pasuesi i Kapelos tek kombëtarja angleze, i cili ka deklaruar se pas Euro 2012 do të largohet nga drejtimi i ekipit. Për këtë arsye, viti 2014 duket pak larg, pasi drejtuesit e Federatës së Futbollit anglez kërkojnë që ta marrin Redknap që pas përfundimit të Euro 2012.

Lini një Përgjigje