Van Basten: Ibrahimoviç më ngjan pak

15 Dhjetor 2010, 09:40Sport TEMA

Legjenda e Milanit, holandezi Marko Van Basten, është shprehur suedezi Ibrahimoviç i ngjan fare pak. Sipas tij, Iba i ngjan vetëm nga struktura fizike, por jo në lojë. “Ndonjëherë më ngjan në lojë, por më shumë ngjasojmë për nga struktura fizike. Ibrahimoviç ka një forcë të madhe fizike, por edhe teknikë. Megjithatë vazhdoj që të mendoj se krahasimi i lojtarëve të dy epokave të ndryshme është e vështirë dhe e kotë”, ka thënë ish-sulmuesin i Milanit. Van Basten ka deklaruar se, megjithëse ndodhet në vendin e parë në kampionat, Milani duhet të përmirësohet ende në lojën e vet. Ai i ka quajtur ndërkohë të pavenda krahasimet e Milanit të tanishëm, me ekipin kur ka luajtur.

Lini një Përgjigje