Bardhezinjtë e Juventusit duket se janë gati të ndërmarrin një tjetër ofensivë për afrimin e Karim Benzema në ekip. Pozicioni i Realit kundrejt sulmuesit francez është ende i paqartë. Juventusi do të presë merkaton e verës për të marrë francezin, pasi eliminimi nga Liga e Europës ka bërë që blerja e një sulmuesit në janar të mos jetë aq e domosdoshme. Kështu, francezi mund t’i shtohet listës së Dezkos dhe Xhilardinos, dy emrave më të lakuar për t’u blerë nga bardhezinjtë. Ndërkohë, në merkaton e janarit Juventusi mund të afrojë një sulmues që nuk do t’i kushtonte shumë, si Roberto Akuafreska.