Inzagi: Edhe gay-t mund të jenë lojtarë të mirë

15 Dhjetor 2010, 14:23Sport TEMA

Sulmuesi i Milanit, Filipo Inzagi, ka folur për një nga çështjet më të diskutuara kohët e fundit në futboll: prania e lojtarëve gay. Inzagi është shprehur se “gay-t mund të jenë lojtarë shumë të mirë”. Por, pavarësisht kësaj, Inzagi duket se është një konservator i mirë. “Jam rritur në një familje të bashkuar, ku fëmijët kanë qenë të rëndësishëm. Unë dua të bëj fëmijët e mi me Alesian(Ventura)”, pohoi sulmuesi kuqezi. Inzagi ka treguar dhe një kuriozitet interesant, duke thënë se trajneri i Realit, Hoze Murinjo, e merr tre-katër herë në javë në telefon, që prej dëmtimit të pësuar. Në fund, Pipo ka dhënë edhe një këshillë për dy sulmuesit italianë, Baloteli dhe Kasano, të cilët mund t’i bashkohen Milanit. “Kur arrin në një ekip si Milani, duhet të mësosh si të sillesh. Tek ne ka lojtarë që të mësojnë se si të sillesh. Unë mësova nga Maldini dhe Kostakurta”, ka përfunduar Inzagi.

1 komente në “Inzagi: Edhe gay-t mund të jenë lojtarë të mirë”

  1. maksuti says:

    Sidomos lojtaret e Juves

Comments are closed.

Lini një Përgjigje