Mediat angleze bëjnë me dije se situata në kampin e Çelsit është mjaft e tensionuar. Grupi duket se është përçarë dhe lojtarët janë ndarë. Nga njëra anë janë lojtarët anglezë dhe nga ana tjetër janë lojtarët që flasin frëngjisht. Këta të fundit akuzojnë lojtarët anglezë se nuk po japin maksimumin dhe për këtë nuk po arrihen rezultate pozitive. Në mes të zëngës anglo-franceze ndodhet një italian. Pikërisht trajneri Karlo Ançeloti, i cili duket se ka vendosur që në fund të sezonit të largohet nga londinezët. Në fakt, të gjithë lojtarët dëshirojnë që Ançeloti të qnëdrojë, por ky i fundit duket se nuk e ka pritur mirë shkarkimin e zëvendësit të tij, Uilkins, ndërsa është i shqetësuar nga atmosfera që mbizotëron në klub. Për këtë arsye, Ançeloti duket se ka vendosur që të largohet. Destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Roma.